Sipas gazetës së Singaporit ”Straits Times”, personat që infektohen me koronavirus ka të ngjarë të kenë një shans, duke filluar nga muaji tjetër, për të marrë koktejin e antitrupave të përdorur për trajtimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Ilaçi, i zhvilluar nga kompania ”Regeneron” në SHBA dhe ”Roche” në Zvicër, u miratua javën e kaluar nga rregullatori i Singaporit, i cili e përshkroi atë si një “terapi të kombinuar me antitrupa monoklonalë” që ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të Covid-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Britania e Madhe dhe SHBA i kanë dhënë dritën jeshile ilaçit, të cilin Trump e quajti një “kurë” ndërsa po shërohej nga Covid-19 vitin e kaluar.
Bazuar në një studim të 1 400 pacientëve, klinika ”Mayo”, me qendër në SHBA, muajin e kaluar raportoi se përzierja e antitrupave zvogëlon gjasat që një pacient të zhvillojë sëmundje serioze pasi është infektuar me koronavirus.
Qendra Kombëtare e Singaporit për Sëmundjet Infektive tha se grupet e para të ilaçit ”Regeneron-Roche” pritet të mbërrijnë në muajin e ardhshëm