Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës raportoi për një numër në rritje të pacientëve pozitivë me COVID që po marrin trajtim në klinikat e QKUK dhe spitalet rajonale.
Sipas tyre, 49 pacientë janë në trajtim mjekësor, prej tyre 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post-COVID. Një ditë më parë, u raportua për 19 pacientë me COVID pozitivë që ishin në trajtim.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-COVID