Në Kosovë po vazhdon rënia e rasteve pozitive dhe rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 69 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 107 pacientë, shkruan lajmi.net.
Këto rezultate kanë rrjedhur nga 532 testime të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i rasteve të kontakteve në terren.
Brenda kësaj kohe në Kosovë kanë vdekur edhe 7 persona të konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19.
Së këndejmi, numri total i rasteve pozitive të regjistruara në Kosovë është 14,446 nga 56,045 persona të testuar gjithsej.
Nga ky numër i përgjithshëm 581 pacientë kanë vdekur, derisa 11,033 persona janë shëruar.
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 2832.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri. /Lajmi.net/