Covid-19 ka përkeqësuar pabarazitë dhe boshllëqet para-ekzistuese në tregjet evropiane të punës, sipas të dhënave të reja nga organizata ndërkombëtare bamirëse Caritas, përcjell UBT News.
Një numër në rritje njerëzish kanë nevojë për ushqim, strehim dhe veshje në të gjithë Evropën.
Njerëzit duhet të jenë në qendër të politikave dhe duhet të vendosen sisteme më të forta të mbrojtjes sociale, tha Maria Nyman, Sekretarja e Përgjithshme e Caritas Europa për Euronews.
“Njerëzit që kanë humbur punën e tyre ose të varfërit që punojnë, pra njerëzit me një punë, por në një situatë ku të ardhurat nuk janë mjaftueshëm të larta ku mbrojtja nuk është adekuate, atyre njerëzve nuk i’u janë përmbushur as nevojat e tyre themelore për shkak të mungesës së mbrojtjes sociale”, tha Nyman.
Komisioni i BE-së ka thënë se shpreson të nxjerrë 50 milionë njerëz nga varfëria në Evropë me më shumë programe për arsim, trajnim dhe paga minimale më të larta./UBTNews/