Kryeministri francez Jean Castex tha se Franca do t’i japë fund kufizimeve të numrit të audiencës për sallat e koncerteve, ndeshjeve sportive dhe ngjarje të tjera nga 2 shkurti.
Kjo po ndodhë si pjesë e një heqje graduale e kufizimeve, e mundësuar nga një leje vaksinimi që do të kërkohet për shumicën e publikut. Maskat gjithashtu nuk do të kërkohen nga 2 shkurti.
Lidhur me pezullimin e kësaj lejeje, kryeministri shtoi se ajo mund të pezullohet nëse situata përmirësohet në mënyrë dramatike. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, tha se kjo do të varet nga shkalla e presionit që do të kenë spitalet.
Në hapin e parë drejt lehtësimit të masave për Covid, kufizimet e numrit të audiencës për sallat e koncerteve, ndeshjet sportive dhe ngjarjet e tjera me 2000 persona brenda dhe 5000 në ambiente të jashtme, do të hiqen nga 2 shkurti.
Të tjera masa që do të largohen përfshijnë kthimin në vende të punës pasiqë puna nga shtëpia nuk do të kërkohet më dhe riphapjen e klubeve të natës, të cilët kanë qenë të mbyllur që nga data 16 shkurt.
Castex tha gjithashtu se shpresonte të ishte në gjendje të lehtësonte edhe masat sa i përket maskave për fëmijët në shkolla pas pushimeve dimërore në fund të shkurtit.
Rreth 17,000 klasa janë aktualisht të mbyllura në të gjithë Francën pasi studentët ose stafi u infektuan me virus dhe prindërit duhet të bëjnë një sërë testesh për fëmijët përpara se ata të kthehen në shkollë.
Castex shtoi se situata e përgjithshme e Francës me Covid-19 ka filluar të ndryshojë në situatë të favorshme, dhe për shkak të saj kufizimet po lirohen. /UBTNews/