UBT News

Covid 19: Do ta eliminojmë apo do të jetojmë me të?

Ne shpesh e kemi pyetur veten se kur do të përfundojë kjo pandemi? Kur do të kthehen maskat në një kujtim të largët?

Sipas disave, ne do të bashkëjetojmë me Covid, duke u bërë i ngjashëm me një grip sezonal. Shumë ekspertë besojnë se zhdukja totale e sëmundjes është e pamundur, por një studim i botuar në “British Medical Journal Global Health” nxit debatin duke argumentuar se eliminimi i Covid është i mundur.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit morën parasysh 17 faktorë që ndikojnë në arritjen e këtij qëllimi. Midis tyre ka teknika të ndryshme, si hezitimi i vaksinimit, kohëzgjatja e imunitetit të vaksinimit dhe përhapja e varianteve të reja, më ngjitëse të virusit dhe rezistente, por edhe faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë, siç është pranimi nga qytetarët i masave kufizuese dhe aftësia e qeverive të ndryshme për të menaxhuar urgjencën shëndetësore.

Çdo faktori iu caktua nga 0 deri në 3 pikë secilit, për të kuptuar nëse zhdukja e covid -it, e kuptuar si “reduktim i përhershëm në zero i incidencës mbarëbotërore të infeksionit”, ishte i realizueshëm. Sipas rezultateve, çrrënjosja e Covid -it jo vetëm që do të ishte e mundur, por do të ishte gjithashtu më e thjeshtë seç ishte në të kaluarën me dy serotipet e poliomielitit (sëmundja pothuajse e zhdukur plotësisht): me një rezultat mesatar prej 1.6, një shifër më e lartë korrespondon me lehtësinë më të madhe të zhdukjes. Covid renditet midis poliomielitit (1.5) dhe shumë më poshtë lisë (2.7), e cila, u zhduk në 1979.

Por nëse është e vërtetë që zhdukja e Covid është e mundur, është e vështirë të imagjinohet se mund të ndodhë pa një vullnet të fortë politik të shoqëruar me investime të mëdha ekonomike dhe bashkëpunim të hapur social. Dhe është thelbësore, të kuptojmë se ne të gjithë jetojmë në të njëjtin planet dhe se pandemia mund të mposhtet vetëm së bashku.

Exit mobile version