Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në vend janë regjistruar edhe 18 raste pozitive me koronavirus. Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.
Kurse numri i të shëruarve brenda 24 orëve të fundit është 412. Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 593 raste aktive me COVID-19./UBTNews