Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja nga testimi i 2 mijë e 7 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.
Në Kosovë janë shëruar edhe 184 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 201./UBTNews