71 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se janë testuar 3 mijë e 377 mostra, të marra nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë.
Rastet e vdekjes janë nga komuna e Mitrovicës dhe nga komuna e Podujevës, transmeton KlanKosova.tv.
Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 914 raste nga 568 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 225 raste të vdekjes.