UBT News

COVID, 18 raste aktive

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 18.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.253 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,800 persona.

Exit mobile version