UBT News

Covax nënshkruan marrëveshje me dy kompanitë kineze të vaksinave

Covax ka nënshkruar marrëveshje me dy kompani farmaceutike kineze për blerjen e më shumë se gjysmë miliardi vaksina deri në gjysmën tjetër të vitit.

Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) njoftoi të hënën se prodhuesit e vaksinave, Sinopharm dhe Sinovac do të fillojnë prodhimin e 110 milionë dozave menjëherë.

“Marrëveshjet erdhën në kohën kur varianti Delta po paraqet një rrezik në rritje për sistemet shëndetësore”, tha Gavi në deklaratë.

Sipas njoftimit, Gavi po synon t’i blejë 170 milionë vaksina Sinopharm dhe 380 milionë vaksina Sinovac. Kina ka dërguar miliona doza të vaksinave rreth botës.

Njoftimi i së hënës vjen në kohën kur vaksinat kineze po përballen me dyshime në rritje mbi efikasitetin e tyre, veçanërisht kundër variantit Delta që përhapet shpejt.

Të dy vaksinat, Sinopharm dhe Sinovac janë autorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent./UBTNews

Exit mobile version