Aktorja Courteney Cox dhe muzikanti i grupit Snow Patrol, Johnny McDaid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku.
Sipas Daily Mail, çifti është ndarë në fund të vitit të kaluar në mënyrë miqësore, pasi me kalimin e kohës kishin nisur të jetonin “jetë të ndryshme”.
Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ndarja nuk ka qenë konfliktuale dhe se të dy vazhdojnë të ruajnë respekt dhe miqësi për njëri-tjetrin.
Cox, e njohur për rolin e saj në serialin Friends, dhe McDaid u njohën në vitin 2013. Ata u fejuan në vitin 2014, i dhanë fund fejesës një vit më vonë, por u ribashkuan në vitin 2016.
Edhe pse historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, raportimet sugjerojnë se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë dhe se vazhdojnë të jenë miq të ngushtë. /A.K/
