Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ka siguruar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi se Bashkimi Evropian po e përcjell me vëmendje çëshjen e shqiptarëve në Serbi.
Costa i ktheu përgjigjje Kamberit përmes një letre me anë të së cilës konfirmoi vëmendjen e BE te trajtimi i komuniteteve pakicë në Serbi.
“Të jeni të sigurtë që BE në mënyrë aktive po përcjell trajtimin e minoriteteve nacionale përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Ky është një hap i rëndësishëm i Serbisë në kuadër të përpjekjeve të tyre në avancimin e progresit për BE“, ka thënë ndër të tjerash Costa në përgjigjjen e kthyer për Kamberin.
Kamberi përmes një postimi në Facebook tha se kjo përgjigjje shënon një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës.
“Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës.Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi“, ka shkruar Kamberi.