UBT News

Costa: Evropa duhet të sjellë paqe afatgjatë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mënyrë kolektive.

Paqja në Ukrainë ishte një nga pikat kyçe në fjalimin e Costës të përbashkët për paqe, duke e cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë të sigurisë së vetë Evropës.

Titulli i takimit të sotëm është me vend. Një Evropë e re, në një botë të re. Dhe unë besoj se kjo është cështja kryesore për këtë samit të sotëm. Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar. Situata në Gazë është një tragjedi humanitare, e drejta ndërkombëtare po dhunohet. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtar ka bërë që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, ndërkohë që kjo ndërvarësi që kishim krijuar është shndërruar në një instrument pushteti dhe presioni“, u shpreh Costa.

Nga ana tjetër, mënhyra sesi ne kemi funksionuar me rendin shumëpalësh ka bërë që ne të kishim paqe, siguri. Kemi promovuar të drejtat e njeriut të cilat mund të avancohen sërish vetëm nëse ne bashkëpunojmë në formë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe Europa ka për detyrë të punojë për këtë çështje, duhet të jemi të bashkuar dhe t ia dalim mbanë për të sjellë një paqe te drejtë për Ukrainën. Siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë. Europa duhet të investojë më shumë tek mbrojtja e saj. Kemi mësuar se mbrojtja pa paqe është iluzion”, shtoi Costa.

Exit mobile version