Midis brigjeve të Salentos dhe atyre të ‘Tokës së Shqiponjave’ ka një distancë pothuajse prej 70 kilometrash.
Spektakli i maleve shqiptare të dukshme nga brigjet italiane u përjetësua në një fotografi të realizuar ditët e fundit nga Massimo Rolando në Santa Cesarea Terme, në provincën e Leçes, dhe menjëherë bëri xhiron e internetit duke ngjallur shumë admirim.
Malet e Shqipërisë shfaqen përgjatë Kanalit të Otrantos, në varësi të këndit dhe pozicionit.
Nga Santa Cesarea Terme shihet qartë mali i Këndrevicës, në Shqipëri, i cili është 2 121 metra i lartë.
Spektakli në prani të erërave të forta
Fenomeni ndodh në prani të erërave të forta që vijnë nga veriu duke e bërë ajrin të pastër dhe të thatë, shkruan ATSh.
Shqipëria dhe malet e saj duken më pak të largëta, duke u ofruar atyre që kalojnë Adriatikun peizazhin e mahnitshëm të maleve, i gjendur vetëm në kartolina.