Mbreti Charles i Britanisë është takuar me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog në margjinat e samitit të klimës COP28 të OKB-së në Dubai.
Presidenti izraelit i kërkoi mbretit “të përdorte të gjithë fuqinë e tij diplomatike për të çuar përpara përpjekjet për të kthyer vajzat dhe djemtë e rrëmbyer në shtëpi”, sipas zyrës së Herzog, cituar nga mediat izraelite.