Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nxiti të qeshura në samitin e klimës COP27 kur filloi të lexonte një fjalim për një ngjarje tjetër dhe jo atë që e përgatiti për këtë samit.
Stafi i tij reagoi shpejt dhe ia solli fjalimin për atë ngjarje, ndërsa ai shpjegoi se më vonë do të takonte një grup delegatësh të rinj dhe se ai fjalim ishte për atë takim.
Guterres kërkoi falje./UBTNews/