Pas një pauze për drekë, fjalimet kanë rifilluar në COP27 që po mbahet në Sharm El-Sheikh.
Këtu gjeni disa nga zhvillimet kryesore të ditës:
*Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se bota është “në një autostradë drejt ferrit klimatik” – duke fajësuar rritjen e emetimeve të gazrave serrë dhe rritjen e temperaturave globale. “Koha po na mbaron”, tha ai para audiencës. “Ne jemi në luftën e jetës sonë dhe po humbasim”.
Temperaturat globale janë rritur me 1.1C që nga koha para-industriale dhe shkencëtarët besojnë se kalimi përtej 1.5C do të kishte ndikime të rrezikshme për njerëzit në të gjithë botën. Por ekspertët thonë se nëse vazhdojmë me politikat aktuale jemi në rrugën e duhur për rreth 2.7C ngrohje.
*Ndërkohë, kryeministrja e Barbados, Mia Mottley, foli për përvojat e “tmerrit dhe shkatërrimit” nga përmbytjet në Pakistan, valët e të nxehtit në Evropë dhe Kinë, dhe ndikimet në rajonin e saj.
Pasi mbërritën më vonë, tani pritet të dëgjohen presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak – si dhe presidenti i Kenias duke folur në emër të një grupi kombesh afrikane, dhe disa shtete të vogla ishullore, duke përfshirë Tonga dhe Kiribati./UBTNews/