UBT News

Çokollata e zezë, aleate e mirë për shëndetin apo jo?

Çokollata e zezë nuk është thjesht ëmbëlsirë, por aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra

Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

E pasur me antioksidantë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.

Lufton kolesterolin

Polifenolet rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” dhe ulin atë “të keq”. Megjithatë, konsumimi i tepërt ka efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.

Përmirëson humorin

Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

Exit mobile version