UBT News

Coca Cola po vjen me një transformim në një nga pijet e saj

Nëse jeni fans i pijes Coca-Cola me zero sheqer: Receta për pijen tuaj të preferuar po ndryshon.

Coca-Cola njoftoi të martën se po ndryshon pijen, duke e bërë kshtu sikurse pija e zakonshme Coca-Cola. Edhe kanaçja e produktit do të duket ndryshe – e gjitha në të kuqe, për dallim nga kuq e zi siç ishte më herët.

Ky ndryshim po vjen pasi Coca-Cola po përqendron burimet në produktet e saj të markës tregtare, përfshirë Coca-Cola, Coca-Cola me zero sheqer dhe ajo dietale. Nga kompania shpresojnë se ky ndryshim do të tërheqë më shumë konsumatorët.

“Çfarë i keni bërë pijes sime të preferuar?”, deklaroi njëri. “Receta e re është shokuese. Nuk do të blejë më derisa ta përmirësoni gabimin dhe ta sjellni shijen e mëhershme”.

Dikush tjetër shkroi në Twitter se ky ndryshim i ka ndihmuar atij të mos e konsumojë më këtë pije nga e cila dikur ishte i varur, për shkak të “shijes së keqe”.

Nga kompania nuk dhanë detaje se si do të ndryshojë receta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por thanë se ky ndryshim “do të sjellë freski dhe shije më të mirë”./UBTNews

Exit mobile version