UBT News

Çmimin Nobel për Paqe e fitoi aktivistja iraniane për të drejtat e grave

Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistes së burgosur, Narges Mohammadi, për luftën kundër shtypjes së grave në Iran.

Ajo aktualisht është në burg për shkak të aktivitetit të saj për ta luftuar shtypjen e grave në Iran.

“Ajo lufton për gratë kundër diskriminimit dhe shtypjes sistematike”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit që ndau çmimin në Oslo.

Autoritetet e arrestuan Mohammadin në muajin nëntor pasiqë ajo mori pjesë në një ceremoni përkujtimore për një viktimë të protestave të vitit 2019./UBTNews/

Exit mobile version