UBT News

Çmimi Nobel për studentët serbë

Studentët nga Serbia janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen, pas konfirmimit të pranuar nga Komiteti Nobel. Kjo kandidaturë u propozua në minutën e fundit nga dramaturgu serb Siniša Kovačević dhe avokatja Dijana Stojković.

Studentët janë duke protestuar paqësisht për më shumë se dy muaj kundër regjimit të Aleksandar Vuçiçit, duke përdorur mjete demokratike për të kërkuar ndryshime të thella shoqërore dhe demokratike. Ata kanë zgjuar Serbinë nga “hibernimi” 12-vjeçar i sundimit autokratik të Vuçiçit dhe tashmë protestat kanë përfshirë të gjithë vendin.

Protestat filluan më 22 nëntor, kur studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve Dramatike bllokuan rrugët për të nderuar viktimat e një ngjarje tragjike, dhe që shpejt u shpërndanë në më shumë se 60 fakultete në Serbi. Përkundër përpjekjeve të autoriteteve për t’i ndalur me ofrimin e përfitimeve, studentët nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre për ndryshime të thella politike dhe shoqërore.

Kandidatura e studentëve për Çmimin Nobel për Paqen konsiderohet përpjekjet  njohje për revolten e tyre për një Serbi, larg ideologjisë nacionaliste dhe autokratike. Ata tashmë janë vlerësuar për guximin dhe angazhimin e tyre në drejtim të lirisë dhe demokracisë.

Exit mobile version