David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens janë fituesit e sivjetmë të Çmimit Nobel për Ekonomi.
Akademia e Shkencave në Suedi ka thënë se çmimi është ndarë për “nxjerrjen e përfundimeve nga eksperimente të paqëllimshme”.
Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të kuptuar ndikimin në vendimet e Qeverisë.
Për dallim nga çmimet tjera Nobel, ai për ekonomi nuk është krijuar me dëshirë të Alfred Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, si kujtim për të më 1968. Ky është çmimi i fundit që u bë publik për këtë vit./UBTNews