Çmimi Nobel në Fizikë iu dha John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis për punën e tyre në kompjuterët kuantikë, raporton BBC.
“Nuk ka asnjë teknologji të avancuar që përdoret sot e cila nuk mbështetet në mekanikën kuantike, përfshirë telefonat celularë, kamerat dhe kabllot me fibra optike”, tha komiteti Nobel.
Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një konferencë për shtyp në Stokholm, Suedi.
“Ta them butë, ishte surpriza më e madhe e jetës sime”, tha profesori John Clarke, i cili ka lindur në Britani dhe aktualisht punon në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.
Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi pritet të shpallen të mërkurën./D.B/KP