UBT News

Çmimi i naftës bie pas tarifave të Trump

Çmimet e naftës regjistruan një rënie të ndjeshme më 3 prill 2025, pas masave të reja tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump. Rënia e çmimeve është lidhur me shqetësimet e tregjeve financiare për ndikimin që mund të ketë këto tarifa mbi rritjen ekonomike globale dhe kërkesën për naftë.

Çmimi i një fuçie nafte “West Texas Intermediate” (WTI), standardi amerikan, për dërgesë në maj, ra me 5,15%, duke arritur në 68,02 dollarë. Ndërkaq, çmimi i një fuçie nafte “Brent” të Detit të Veriut për dorëzimin e qershorit ra me 4,78%, duke u ulur në 71,37 dollarë.

Përveç pasigurisë nga tarifat e reja të Trump, OPEC-u njoftoi një rritje më të mprehtë të prodhimit të naftës se sa ishte pritur, që gjithashtu ka kontribuar në uljen e çmimeve të naftës.

Exit mobile version