Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani ranë për 0.6% nga viti në vit në muajin qershor, sipas byrosë statistikore të vendit të premten. Destatis tha se çmimet ranë 0.7% në muajin maj dhe 1.8% në muajin prill.
Shkaku kryesor i rënies vjetore të çmimeve të shitjes me shumicë në qershor ishin uljet e çmimeve të produkteve kimike (minus 10.9%).
“Çmime më të ulëta nga viti në vit u raportuan gjithashtu në shitjen me shumicë të produkteve gjysëm të gatshme të hekurit, çelikut dhe metaleve me ngjyra (-9,7%), kafshëve të gjalla (-5,5%) dhe kompjuterëve dhe pajisjeve periferike (-5,4%)”, shtoi Destatis.
Në baza mujore, çmimet e shitjes me shumicë në vend ishin 0.3%./AA