UBT News

Çmimet e opiumit në Afganistan rriten pas ardhjes së talebanëve

Çmimi i opiumit është trefishuar në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga talebanët të cilët njoftuan një ndalim të mundshëm, transmeton UBT News.

Ndër sinjalet e dërguara në bashkësinë ndërkombëtare në një përpjekje për të ruajtur mbështetjen financiare, grupi tha se vendi nuk do të prodhojë më lëndë narkotike.

Kjo bëri që çmimi të rritet.

Në një treg në Afganistanin jugor, Amanullah (emri i tij i vërtetë nuk jepet për shkaqe sigurie) dhe kolegu i tij Mohammad Masoom e dinë se do të jenë në gjendje të marrin një çmim të mirë për sasitë e tyre të fundit.

Opiumi që ata shesin është i pastër. Ata duhet të jenë në gjendje të marrin 17,500 rupi pakistaneze (PKR) për kilogram, ose rreth 90 €, shpjegoi Mohamad.

Disa kilometra larg, ende në provincën Kandahar, Zekria (emri i tij i vërtetë nuk jepet për shkaqe sigurie) konfirmoi rritjen e fundit të çmimeve. Ky fermer tani shet opiumin e tij, i cili është i një cilësie më të mirë se ai i Mohamedit, për më shumë se 25,000 PKR për kilogram, ose rreth 126 €, krahasuar me 7,500 PKR para gushtit.

Opiumi përpunohet në vend ose në Pakistan apo Iran dhe kryesisht futet në tregun evropian, përcjell UBT News.

Një numër faktorësh ndikojnë në çmimin e opiumit: moti, siguria, trazirat politike, mbyllja e kufijve.

Blerësit po parashikojnë një mungesë të opiumit, “dhe kjo rrit çmimet,” tha Zekria.

40-vjeçari, i cili ka kaluar 20 vitet e fundit duke rritur lulekuqe ashtu si babai dhe gjyshi i tij para tij, nuk beson se talebanët “mund të zhdukin të gjithë opiumin në Afganistan”.

Në vitin 2000, regjimi i parë taleban kishte ndaluar kultivimin e opiumit si “haram” (në kundërshtim me ligjin islam) dhe kishte zvogëluar prodhimin, para se të përmbysej nga Perëndimi, i cili gjithashtu kërkoi ta zhdukte atë.

Por vit pas viti, prodhimi i opiumit në Afganistan mbetet shumë i lartë.

Prodhimi gjeneron rreth 2 miliardë dollarë të ardhura në një nga vendet më të varfra në botë./UBTNews

Exit mobile version