Sipas Shoqatës Kombëtare të Peshkimit, çmimet e larta të naftës detare patën ndikim në peshkimin gjerman në detet e Veriut dhe Baltik.
“Vështirë të thuhet se ndonjë kompani mund të ketë qënë në gjendje të mbuloje kostot”, tha sekretari i Përgjithshëm i Peshkimit, Peter Breckling.
Breckling nuk dha një shifër lidhur me numrin e kompanive që kishin ndaluar aktivitetin e tyre në det.
“Për shkak të pamundësisë për të paguar, kompanitë kanë përdorur kursimet e tyre. Disa operatorë kanë anuluar kontratat e sigurimit të jetës që synonin të siguronin pensionet e tyre duke i investuar paratë në kompanitë e tyre”, tha ai.
Qeveria gjermane do të miratojë deri në 10 milionë euro (11 milionë dollarë), për të ofruar mbështetje emergjente për sektorin, ndërsa kabineti do të marrë një vendim deri në fund të muajit.
Çmimet e karburantit në Gjermani u rritën me shpejtësi pas pushtimit rus më 24 shkurt, duke përfshirë çmimet e naftës detare. Sipas shoqatës, kostot e karburantit janë dyfishuar gjatë kësaj periudhe. /ATSH-DPA/