Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1. 73 euro për litër, për benzinë është 1. 42 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0. 72 euro.
Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 1 nëntor 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.