Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara u rrit në prill për herë të parë brenda një viti, por është ende rreth 20% më poshtë krahasuar me nivelin rekord të marsit të vitit 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Indeksi i çmimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), i cili analizon mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 127.2 pikë muajin e kaluar kundrejt 126.5 për muajin mars, njoftoi agjencia të premten.
Agjencia tha se rritja e çmimeve solli çmime më të larta për sheqerin, mishin dhe orizin, të cilat kompensuan rënien e indekseve të çmimeve të drithërave, qumështit dhe vajit vegjetal./UBTNews/