E gjithë filozofia e Clubhouse është tek dhomat e bisedave audio, andaj çdo përmirësim që mund të vijë në këtë aplikacion normalisht do të shkonte për cilësinë e audios.
Nëse keni harduerin e nevojshëm, aplikacioni lançoi së fundi mbështetjen për audion hapësinore në iOS duke ju dhënë përdoruesve një bisedë më natyrale dhe reale sikur të ishin përballë njeri-tjetrit.
Me audion hapësinore përdoruesit kuptojnë se nga vjen audio jo thjeshtë sesi ngjan zëri i dikujt. Funksionaliteti po lançohet gradualisht në iOS nga dita e sotme.
Në Android kompania tha se do të vijë së shpejti. Për të provuar audion hapësinore, përdoruesit duhet të kenë kufjet AirPods Pro ose AirPods Max apo kufjet të tjera me kabëll që mbështetin këtë efekt.
Audio hapësinore nuk do të funksionojë nëse lidhja realizohet përmes bluetooth. /PCWorld Albanian
hearing a lot of people in rooms playing with this and figuring it out! in case you're wondering, you will *not* hear spatial audio when you're on stage — only when you're in the audience.
— Clubhouse (@Clubhouse) August 29, 2021