UBT News

Clooney paralajmëron për kulturën e Hollywood-it: Mos thoni po për gjithçka

Në filmin Jay Kelly, George Clooney interpreton personazhin kryesor karizmatik, suksesi i të cilit mban në këmbë menaxherin, publicistin, ekipin e marketingut, rojet e sigurisë dhe asistentët e tij.

“Po shndërrohet në një industri më vete”, tha Clooney, duke theksuar se personazhi i tij tregon sa lehtë mund të të përpijë kultura e Hollywood-it. Filmi është regji e Noah Baumbach.

Clooney shtoi se ai vetë ka arritur të shmangë kurthet e punës së tepërt, në të cilat bie personazhi Jay.

“Duhet të jesh pjesëmarrës aktiv në atë çfarë je dhe në atë çfarë bën, apo jo? Duhet të kesh guximin të thuash: ‘Jo, nuk më duhet kjo’ ose ‘Nuk e dua atë’. Nëse nuk thua ‘jo’, gjërat thjesht do të të mbingarkojnë vetë,” shpjegoi ai.

“Gjithmonë kam pasur një sens të shëndetshëm për mënyrën se si dua të më shohin të tjerët dhe si dua ta jetoj jetën time,” shtoi Clooney.

Filmi i Netflix-it, i drejtuar nga Baumbach, e ndjek aktorin Jay Kelly teksa ai përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij, i mbështetur nga menaxheri i tij besnik Ron, të cilin e luan Adam Sandler.

Në film marrin pjesë edhe Laura Dern dhe Billy Crudup. Premiera në disa kinema është caktuar për 14 nëntor, ndërsa në Netflix do të publikohet më 5 dhjetor. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version