Clinton ka thënë se ajo ishte bërë pjesë e historisë duke i fituar për herë të parë si grua zgjedhjet paraprake për kandidate partiake për presidente.
“Kur një pengesë na hiqet njërës prej nesh, atëherë trasohet rruga për të gjithë ne”, ka deklaruar ajo, duke kujtuar fjalimin e saj të para tetë vjetësh.
Por përderisa kandidatura e saj demokrate ishte historike më 2016, përfundoi me disfatë kur humbi zgjedhjet kundrejt republikanit Donald Trump.
Tani, kur Partia Demokratike shpreson se do të shkojë një hap më larg duke ngritur gruan e parë në majën e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, Clinton u ka thënë të pranishmëve në Çikago se ka ardhur koha që t’ia kalojë flakadanin Harrist, aktualisht zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Bashkë, kemi bërë shumë të çara në tavanin më të lartë dhe më të vështirë të xhamtë”, ka deklaruar Clinton.
“Në anën tjetër të tavanit të xhamtë është Kamala Harris duke ngritur dorën dhe bërë betimin si presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara”.
Kohët kanë ndryshuar prej kohës së garës së Clintonit për presidente, derisa shumë gra delegate dhe politikane po marrin pjesë në Konventën e demokratëve në Çikago, ky do të Harris do të marrë edhe zyrtarisht nominimin partiak për t’u sfiduar me republikanin Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Harris mori mbështetjen e madhe të figurave të larta partiake për të garuar pas tërheqjes së papritur në korrik të presidentit Joe Biden nga gara për rizgjedhje pas paraqitjes së dobët në debatin televiziv me Trumpin në qershor.
Më 2016, Clinton i kishte kthyer në temë kryesore çështjet gjinore – temë që Harris duket se ka zgjedhur ta shmangë. Mbetet të shihet nëse shoqëria amerikane është transformuar mjaftueshëm për t’ia besuar një gruaje drejtimin e kombit.
Por Minyon, shefe e komitetit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ka thënë se Clinton kishte thyer shumë tabu atëherë. Megjithëse e ka pranuar se nuk është punë e lehtë, “ne po punojmë për të ndryshuar mendësinë e njerëzve”.Gratë politikane dhe delegate me të cilat ka folur BBC-ja kanë thënë se përballen me një numër pengesash në politikë, edhe për të garuar në zgjedhje, edhe gjatë shërbimit për komunitetet e tyre.