Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ditë më parë u lirua nga spitali ku qëndroi për disa ditë për shkak të një infeksioni.
Të mërkurën mbrëma ai publikoi një video në Twitter, ku u shpreh se “po ndjehet më mirë” dhe “është duke e marrë veten”.
“Jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Po përmirësohem duke shijuar këtë mot të bukur të vjeshtës. Jam duke e marrë veten, por dua t’ua kujtoj të gjithëve që të gjeni kohë për veten dhe të kujdeseni për veten”, tha Clinton.
“I’m really glad to be back home.”
— ABC News (@ABC) October 21, 2021
Bill Clinton posted a video thanking his doctors after his recent hospital stay, saying he’s on the road to recovery. https://t.co/qUYgC0CTxf pic.twitter.com/9ZLi3Peb1H
Bill Clintoni gjatë kohës që shërbeu si president i Amerikës ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999./UBTNews