UBT News

Çka të hani që të mos keni fryrje barku?

Vera është e mirë për shumë gjëra – pushime, lëkura që merr ngjyrë, foto me lule në kokë, por jo edhe aq për ndjesinë e barkut të fryrë që të bën të mos duash të veshësh asgjë përveç një bluzeje të gjerë. Po pse ndodh kjo?

Përzierjet që bëjmë me ushqime, temperaturat e larta dhe sasia e ujit që pimë ndikojnë direkt në tretje. Për të shmangur këtë fryrje mjafton t’i shtoni këto ushqime të thjeshta në ditën verore:

Shalqi – mbret i stinës dhe mik i mirë i barkut! Ka shumë ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe është i shijshëm si dreqi.

Domatet – jo vetëm për sallatë! Domatet janë të pasura me kalium, që ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në trup. Pra, më pak fryrje, më shumë rehati.

Jeshillëqe sa të duash – spinaqi, rukola, sallata jeshile, merr çfarë të duash dhe organizmi do të të falënderojë. Të lehta për tretje dhe fibra = bark i qetë.

Kivi – ky frut i vogël është super për tretje dhe s’ka nevojë për shumë reklamë. Një kivi në mëngjes dhe do ndihesh më mirë gjatë ditës.

Kastravecat – shumë ujë, shumë freski.

Frutat e pyllit – boronica, mjedra, manaferrat janë shumë të shijshme, me pak sheqer natyral dhe me fibra që ndihmojnë në tretje. Plus, duken bukur në çdo pjatë. Estetikë + shëndet.

Avokado – e pasur me yndyrna të mira dhe kalium, avokadoja përmirëson tretjen dhe ju mban të ngopur pa ju fryrë barkun.

Bonus: Pini ujë rregullisht (me masë), shmangni pijet me gaz dhe përpiquni të hani më ngadalë. Ndoshta tingëllon si këshillë nga mami, por funksionon!

Exit mobile version