Proteina është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për organizmin. Ajo është thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, energjinë e qelizave dhe indet e trupit.
Pa proteinë, shëndeti dhe jetëgjatësia janë të rrezikuara. Sportistët dhe ata që kryejnë aktivitete fizike të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme proteinash, ndërsa shumë persona nuk e njohin rëndësinë e saj.
Çka është proteina?
Përbëhet nga aminoacide, molekula të domosdoshme që organizmi i merr nga ushqimi.
Burime të mira proteinash janë: Produkte shtazore: mishi, vezët, produktet e bulmetit, peshku dhe vezët me Omega-3.
Produkte bimore: arrorë, fara dhe bishtajore.
Ushqimet e pasura me proteinë ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, janë të nevojshme për funksionimin e trurit dhe të trupit.
Mungesa e proteinave çojë në luhatje të sheqerit në gjak, humbje të kujtesës dhe dobësi të përgjithshme. Thënë thjesht, pa proteinë, njeriu nuk mund të funksionojë normalisht.
Sa proteinë nevojitet?
Për një person të rritur me peshë 60 kg, rekomandohet të paktën 30 gramë proteinë në ditë.
Shenjat e pamjaftueshmërisë së proteinave
1. Nepsi i shtuar
Nëse ndjeni dëshirë për ushqime të shpejta ose ëmbëlsira, kjo mund të jetë shenjë se nuk merrni mjaftueshëm proteinë ose po konsumoni shumë karbohidrate.
2. Probleme me trurin
“Mjegullnaja e trurit”, vështirësi për t’u përqendruar e humbje e energjisë mendore lidhen me mungesën e proteinave. Karbohidratet japin energji afat-shkurtër, proteina është e nevojshme për prodhimin e neurotransmetuesve; dopamina, epinefrina, norepinefrina e serotonina.
3. Pagjumësia
Mungesa e saj mund të shkaktojë probleme me gjumin, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak dhe serotoninës.
4. Kolesterol i lartë
Pa proteinë, ndiheni të uritur shpesh, duke çuar në konsum të tepërt dhe rritje të kolesterolit, inflamacion dhe probleme kardiovaskulare.
5. Rënie e flokëve
Proteina është baza e të gjitha qelizave, përfshirë edhe ato të flokëve, prandaj mungesa shkakton rënie të flokëve.
6. Çrregullime menstruale
Mungesa e proteinës mund të shkaktojë inflamacion, lodhje dhe çrregullime hormonale, duke ndikuar në ciklin menstrual dhe fertilitetin.
7. Imunitet i dobët
Një sistem imunitar i dobët dhe rritje e shpeshtë e sëmundjeve lidhet me mungesën e proteinave. Mund të shfaqen këputje të thonjve.
8. Kocka të dobëta
Proteina ndihmon në përthithjen e kalciumit. Pa të, kockat bëhen më të dobëta dhe më të prira ndaj frakturave.
Proteina është element thelbësor për shëndetin, energjinë e mirëqenien, sigurohuni të përfshini mjaftueshëm në dietë. /A.Z/UBT News/