UBT News

Çka janë vrimat e vogla që shfaqen në bluza?

Një grua ka mbetur e habitur me disa vrima të vogla që shfaqen vazhdimisht në fund të bluzave të bashkëshortit të saj.

Siç duket, më në fund është kuptuar arsyeja pse, dhe përgjigjja nuk është aq misterioze sa mund të mendoni, shkruan The Mirror.

E habitur nga vrimat e çuditshme, të cilat vazhduan të shfaqeshin vazhdimisht tek bluzat e burrit të saj, vendosi të pyes njerëzit në internet rreth kësaj.

“Pse ndodh vazhdimisht me bluzat e bashkëshortit tim? Sinqerisht, ai blen një bluzë të re dhe brenda ditës ka vrima aty. Të gjitha rrobat e mia janë të paprekura”, shkroi një grua.

Sipas stilistes, Alison Gary, arsyeja pse kjo ndodh është për shkak të fërkimit ndaj pajisjeve metalike – të tilla si zinxhirët ose rripat.

“Vrimat zakonisht shkaktohen nga fërkimi ndaj pjesës metalike në xhinse”, shpjegoi ekspertja.

Exit mobile version