UBT News

Çka është hipertermia?

Asian woman drying sweat in a warm summer day

Shkruan Basri Lenjani

Hipertermia është gjendje e rritjes së temperaturës së brendshme trupore, e cila shfaqet si pasojë e krijimit të tepërt të nxehtësisë në organizëm ose si pasojë e moslargimit të tepërt të nxehtësisë nga organizmi.

Hipertermia mund të emërtohet si sindromi që paraqitet si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta dhe lagështirës nga mjedisi i jashtëm.

Hiperteremia shkaktohet nga: temperaturat e larta të ambientit të jashtëm, lagështia e lartë relative, rritja e aktivitetit fizik, te të moshuarit për shkak të moshës së thyer, fëmijët e vegjël, sëmundjet e mëparshme; sistemi nervor qendror, kardiovaskular, i frymëmarrjes, diabeti, dehidrimi, përdorimi i barnave dhe alkoolit, trashësia, sëmundjet e veshkave, retardimi mental, funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide, sëmundjet e lëkurës, etj.

Statistikat

Valët e të nxehtit, ose nxehtësia dhe moti i nxehtë që mund të zgjasë për disa ditë, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shoqëri, duke përfshirë një rritje të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë.

Valët e të nxehtit janë ndër rreziqet më të rrezikshme natyrore, por rrallë marrin vëmendjen e duhur, sepse numri i vdekjeve dhe shkatërrimi i tyre nuk është gjithmonë i dukshëm menjëherë.

Në vitin 2015 mbi 175 milionë njerëz ose më shumë u ekspozuan ndaj valëve të të nxehtit në krahasim me vitet tjera;

Midis viteve 1998-2017 mbi 166 mijë njerëz vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme;

Mbi 250 mijë vdekje shtesë çdo vit ndodhin nga sëmundjet e ndjeshme ndaj klimës dhe ky numër do të jetë e më i madh në vitin 2030.

Ndërsa efektet e nxehtësisë mund të përkeqësohen në qytete, për shkak të efektit të ishullit të nxehtësisë urbane (UHI), jetesa dhe mirëqenia e komuniteteve jourbane gjithashtu mund të prishen rëndë gjatë dhe pas periudhave të motit jashtëzakonisht të nxehtë.

Valët e të nxehtit mund të rëndojnë shërbimet shëndetësore dhe të urgjencës dhe gjithashtu të rrisin tendosjen mbi ujin, energjinë dhe transportin duke rezultuar në mungesë të energjisë apo edhe ndërprerje.

Siguria e ushqimit dhe e jetesës mund të jetë gjithashtu e tendosur nëse njerëzit humbasin të korrat ose bagëtinë për shkak të nxehtësisë ekstreme

Gjendjet e hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe: Sinkopa nga veprimi i të nxehtit, shtangimet nga të nxehtit, plogështia nga të nxehtit, goditja nga të nxehtit dhe diellosja.

Exit mobile version