UBT News

Çka është efekti FOMO

Një nga problemet e shëndetit mendor që lidhet me përdorimin e shumtë të rrjete sociale është efekti FOMO, një term relativisht i ri të cilin psikologët po i japin rëndësi vazhdimisht.

FOMO (fear of missing out) konsiderohet si një gjendje e ankthit shoqëror që buron nga besimi se të tjerët mund të jenë duke u argëtuar, ndërkohë që personi përjeton ankth sepse nuk është i pranishëm. FOMO karakterizohet nga dëshira e fortë për të qëndruar në kontakt me atë që të tjerët janë duke bërë.

Amy Summerville, një profesoreshë e psikologjisë në Miami University në Ohio, tha për Healthline: “Përvoja FOMO është një ndjenjë që karakterizohet nga mendimet ‘po sikur unë të kisha qenë atje’, ‘unë mund të isha atje, por nuk jam’.”

Përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale dhe teknologjisë ka krijuar një terren të qëndrueshëm për zhvillimin e kësaj gjendjeje. Pothuajse gjatë gjithë ditës, njerëzit priren të qëndrojnë në kontakt virtualisht dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë.

Ç’është efekti FOMO dhe si lidhet me rrjetet sociale: Si

Pra, a duhet që të gjithë thjesht të përdorim më pak rrjetet sociale?

“Në këtë pikë duhet të them që jo domosdoshmërisht duhet të heqim dorë nga rrjetet sociale. Për mua ka rëndësi që njerëzit të kuptojnë emocionet negative që përjetojnë në mënyrë që t’i adresojnë,” tha Summerville.

Ajo theksoi se është e qartë që rrjetet sociale nuk do të zhduken, por do të bëhen më të përhapura. “Duke pasur parasysh se sa të disponueshme janë këto teknologji, ato thjesht do të jenë pjesë e mënyrës se si ne bashkëveprojmë me botën dhe me njerëzit. Patjetër që duhet bërë shumë punë në këtë fushë.”

Disa studime e kanë lidhur përdorimin e rrjeteve sociale me depresionin, ankthin, cilësinë e dobët të gjumit, vetëvlerësimin më të ulët, mungesën e vëmendjes dhe hiperaktivitetin – më shpesh tek adoleshentët.

Vendosja e kufijve, si koha e limituar e qëndrimit në rrjete sociale, mund të minimizojë efektet negative.

Exit mobile version