UBT News

Çka do të ndodhë tani pas aktakuzës ndaj Donald Trumpit?

Former President Donald Trump speaks at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J., Tuesday, June 13, 2023, after pleading not guilty in a Miami courtroom earlier in the day to dozens of felony counts that he hoarded classified documents and refused government demands to give them back. (AP Photo/Andrew Harnik)

Ndaj Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), është ngritur aktakuzë për komplot për ta mashtruar SHBA-në, dhe për krime të tjera që ndërlidhen me përpjekjet e tij për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020. Ja çfarë do të ndodhë tutje.

Kur do të dalë para gjykatës Trumpi?

Trumpi do ta bëjë paraqitjen e parë para gjykatës të enjten, ku prokurorët do t’i shpalosin akuzat ndaj tij dhe një gjykatës do t’i vendosë kushtet për lirimin e tij me kusht. Ai mund të bëjë një marrëveshje me prokurorinë në atë kohë, por ekipi i tij mund ta bëjë këtë edhe më vonë.

Një gjykatës do ta caktojë pastaj një orar për mocionet paragjyqësore, një proces që zgjat disa muaj ku prokurorët i dorëzojnë dokumentet dhe provat e tjera te avokatët e mbrojtjes.

Avokati i Trumpit me gjasë do ta bëjë një kërkesë për ta hedhur poshtë këtë në muajt në vazhdim, por në raste kriminale këto kërkesa rrallë herë pranohen. Të dy palët ka gjasa të kërkojnë të dinë se çfarë provash dhe dokumentesh ligjore lejohen në gjykim.

Çfarë ndikimi do të ketë ky rast në fushatën zgjedhore të Trumpit?

Nuk do të ketë, nga një pikëpamje praktike. Asgjë nuk mund t’i ndalojë të pandehurit në raste kriminale nga kryerja e fushatave zgjedhore apo nga marrja e detyrës nëse zgjidhen.

Ndikimi politik është më i paqartë. Trumpi e ka treguar një aftësi të veçantë për t’i ndryshuar skandalet të cilat do t’i fundosnin shumicën e politikanëve, dhe dy aktakuzat e kaluara nuk kanë bërë asgjë për ta minuar epërsinë e tij komanduese në garën për nominimin e kandidatit të republikanëve për president.

Nëse e fiton nominimin, Trumpi do të përballet me presidentin Joe Biden nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në nëntor 2024. Bideni e mposhti Trumpin më 2020, por në sondazhet hipotetike të një gare tjetër me Trumpin, Bideni e ka një epërsi shumë të vogël, sipas Reuters.

Kur do të ndodhë gjykimi?

Kjo është e paqartë, por ka mundësi të ndodhë pas shumë muajve. Një gjykatës do ta vendosë një datë për gjykimin fillestar, por ajo datë zakonisht shtyhet, pasi të dy palët argumentojnë për çështjet ligjore dhe rishikimin e provave. Trumpi, po ashtu, mund të ankohet ndaj vendimet e gjykatësit për seancat e para gjyqësore, gjë që mund ta ngadalësojë rastin.

Exit mobile version