UBT News

Civilëve në Lycychansk u kërkohet të evakuohen

Local residents gathered near a shelter during a military strike, as Russia's attack on Ukraine continues, in Lysychansk, Luhansk region, Ukraine June 17, 2022. Inscriptions on doors read: "Children. Shelter". REUTERS/Oleksandr Ratushniak

Civilëve në Lysychansk u është kërkuar të largohen menjëherë, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren në qytetin e fundit të mbetur që Ukraina mban në rajonin lindor të Luhanskut.

“Për shkak të kërcënimit real për jetën dhe shëndetin, ne bëjmë thirrje për evakuim të menjëhershëm. Situata në qytet është shumë e vështirë”, tha në Telegram Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.

Ai u premtoi civilëve se do të kujdesen për ta në qytete të tjera të Ukrainës. Në disa video që po qarkullojnë, shihet se banorët në Lysychansk po hezitojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, pavarësisht situatës./UBTNews/

Exit mobile version