UBT News

Civilë të vrarë në një sulm në tregun e Donetsk, thonë separatistët

Separatistët pro-rusë që kontrollojnë qytetin e Donetskut thonë se një treg është bombarduar, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë tre civilë dhe disa të plagosur.

Pamjet e paverifikuara shfaqin trupa të shtrirë në një zonë tregu. Sipas stafit të mbrojtjes territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tregu Merkuriy në rrethin Kirovskyi u godit nga forcat ukrainase.

Donetsk është qyteti kryesor në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, i cili tani është fokusi i luftës tokësore midis forcave pushtuese ruse dhe trupave qeveritare./UBTNews/

Exit mobile version