Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli e ish-deputetin Rexhep Selimi.
Çitaku tha se bashkë me të ishte Arlinda Ramadani, Artan Behrami e Bekim Çollaku, teksa shtoi se ish-krerët e UÇK-së i gjeten në disponim të mirë e plot besim në drejtësi.
“Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb. Mirëpo, nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë”, është shprehur Çitaku, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se procesi gjyqësor pritet të nis së shpejti dhe se besojnë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë përballë shpifjeve.