Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka reaguar pas kalimit të deputetes Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës në Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se ndryshimi i qëndrimit dhe pozicionimit politik në demokraci është normale, porse sipas saj, të ndryshosh tabore politike brenda është mungesë e vetëdijes politike.
Çitaku ka kërkuar nga PDK-ja të marrë mësim nga kjo dhe të nisë procesin e reformave.
“Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së. Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë. Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka shkruar ajo.
Deputetja Grainca ka marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente./UBTNews