UBT News

Çitaku për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës: Ky është momenti kyç

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet dhe të punojë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Çitaku në një konferencë për medie theksoi se me krijimin e një situate të re, ku Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, është momentumi që Qeveria të nisë procedurën e anëtarësimit në këtë strukturë të rëndësishme.

Ajo ka rithekesuar edhe kërkesën e PDK-së që Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë.

“Nga shkurti i këtij viti për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës dhe me këtë rast Kosovës i është hapur një mundësi e re të cilën ne nuk duhet ta humbim. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përben një përfitim të shumëfishtë dhe e ndihmojnë vendin tonë drejtë fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me familjen e gjerë evropiane. Në mes të tjerash është përfitim për qytetarët e vendit të cilëve do tu mundësohet qasja e drejtpërdrejtë në gjykatën evropiane të drejtave të njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së kartës evropiane të të drejtave të njeriut. Neni 3 i Statutit të Këshillit të Evropës, obligon një shtet që të respektojë parimin e sundimit të ligjit si dhe respektojë të drejtat e njeriut, dy shtylla që ne si shtet i kemi të konsoliduar tashmë si kritere”, tha Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së tregon edhe për rrugët në të cilat duhet të kalojë Kosova për anëtarësim, por që nënvizon se Kosova duhet të aplikojë dhe të jetë e koordinuar me aleatët e saj.

“Ne i kemi kërkuar Qeverisë që menjëherë të shikojë buxhetin për këtë vit për të shtuar 100 milionë euro për ushtrinë në mënyrë që Kosova të rrisë kapacitetet e veta ndërsa çdo vit me buxhet të përfshihen së paku 2 për qind GDP-së vendit. Por reagimi emergjent ndaj kërcënimeve rreth sigurisë nuk mund të zëvendësoj në mënyrë afatgjate atë për të cilën Kosova ka nevojë siç është anëtarësimi në BE dhe NATO. Për këtë arsye duke parë zhvillimet që po ndodhin kudo përreth nesh, ne i bëjmë thirrje Qeverisë të rrisë aktivitetin në rrafshin diplomatik. Kjo është një rrugë në të cilën jemi nisur dhe Kosova ka destinacion, mirëpo koha është që ta ndryshojmë ritmin dhe qeveria jonë duhet ta zë këtë ritëm. Partia Demokratike e Kosovës ë ka mbështetur dhe ka dhënë kontribut në rezolutën e miratuar në kuvend mirëpo ne vlerësojmë se ky është momenti kyç vendimtarë për aplikim në Këshillin e Evropës”, tha ajo.

Po ashtu, Çitaku e pyetur edhe për ngritjen enorme të çmimeve tha se Partia Demokratike e Kosovës, do të dalin me një deklarim të veçantë dhe me propozimet e tyre kundrejt këtij problemi.

Exit mobile version