UBT News

​Çitaku: Kurti po e mban peng Kosovën

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokraitke të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se po mban peng Kosovën.

Pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, deputetja tha se si parti kanë ofruar alternativat për zgjidhjen e ngërçit politik, mirëpo për shkak të siç tha kryeneçësisë së Kurtit nuk po tejkalohet situata.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë thirrje për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Exit mobile version