UBT News

Çitaku i dorëzoi Rober O’Brienit medaljen “Urdhri i Lirisë”

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dorëzuar medaljen ‘Urdhri i Lirisë’, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, Rober O’Brien.

O’Brien me anë të një shkrimi në Twitter u shpreh i nderuar me këtë medalje.

“Thellë i nderuar pas pranimit të Medaljes Presidenciale të Meritave nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë moment”, ka shkruar O’Brien në Twitter./UBTNews

Exit mobile version