UBT News

Cili është problemi i Putinit me Ukrainën?

Rusia i ka rezistuar prej kohësh integrimit të Ukrainës drejt institucioneve evropiane, si NATO dhe BE. Putin ka pohuar se Ukraina është një kukull e Perëndimit dhe nuk ka qenë kurrë shtet i duhur.

Ai kërkon garanci nga Perëndimi dhe Ukraina se nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse e 30 vendeve, dhe që Ukraina të çmilitarizohet dhe të bëhet një shtet neutral.

Si një ish-republikë sovjetike, Ukraina ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë, dhe rusishtja flitet gjerësisht atje, por qëkur Rusia e pushtoi Ukrainën në vitin 2014, këto marrëdhënie janë prishur.

Rusia sulmoi Ukrainën kur presidenti i saj pro-rus u rrëzua në fillim të vitit 2014. Lufta në lindje ka marrë që atëherë më shumë se 14 mijë jetë.

Presidenti Putin mund të ndalet në prishjen e marrëveshjeve të paqes në lindje. Ai në të kaluarën ka folur vetëm për masa “ushtarake-teknike” nëse nuk merr atë që dëshiron dhe Moska më parë këmbënguli se “nuk ka pushtim rus”.

Por shanset për një zgjidhje diplomatike nuk duken të mira dhe Perëndimi ka frikë se ai do të shkojë më tej. Presidenti i ShBA, Joe Biden ka paralajmëruar: “Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”./UBTNews/

Exit mobile version