UBT News

Cili është përbërësi që shkakton tharje të lëkurës në mot të ftohtë?

Sa herë që kërkon të blesh një krem të ri për lëkurën dhe kontrollon listën e përbërësve të tij, në shumicën e rasteve alkooli është ai që duhet ta shmangësh me çdo kusht. Jo vetëm sepse ndikon në tharjen e lëkurës në sipërfaqe, por shkatërron edhe më shumë se kaq, heq yndyrën, e cila është mjaft e domosdoshme për lëkurën. Po ashtu alkooli, duke tharë lëkurën, shkatërron të gjitha proteinat dhe lëndët e shëndetshme që i nevojiten lëkurës.

Alkooli është shkatërrues i lëkurës, por aq më tepër nëse e përdor atë në mbrëmje.

“Alkooli është një term i përgjithshëm, i cili zakonisht i referohet etanolit”- thotë Dr. Jessica Weiser nga Grupi i Dermatologëve të New York-ut. “Është një zinxhir shumë i shkurtër molekulash, të cilat mund ta thajnë dhe ta ashpërsojë lëkurën. Po ashtu, alkooli eliminon yndyrën natyrale që shërben për ta mbrojtur dhe për të ruajtur shkëlqimin.”

Kjo nuk është aspak një gjë e mirë, madje as për lëkurat e yndyrshme, sepse duke eliminuar yndyrën natyrale, lëkura do të thahet shumë shpejt dhe do të fillojë të krijojë rrudha. Kjo nuk është ajo që do në të vërtetë, apo jo.

Megjithatë, ka një zgjidhje edhe për këto raste, këshillojnë dermatologët. Sa herë që të duhet një përbërës për lëkurë, këshillohet që në etiketë të shikosh të gjitha produktet me përmbajtje alkoolesh yndyrore dhe variante të tyre, të cilat janë të padëmshme dhe nuk e lejojnë lëkurën të thahet. Zakonisht, këto lloj alkoolesh e mbajnë në gjendje neutrale yndyrën e fytyrës, por janë të dobishëm për të mbajtur fytyrën të hidratuar.” – thotë Dr. Weiser (dermatology), kështu që nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

Këshillë: Ki kujdes që sa herë përdor produkte të tilla, të ruash zonën e syve, sepse çdo lloj alkooli është i dëmshëm për sytë dhe mund të të shfaqë infeksione nga më të ndryshmet./lapsi.al

Exit mobile version