Ka dy lloje të ndryshme ënjtjeje:
Edema është ënjtje që shfaqet kryesisht në indet e buta të trupit nga grumbullimi i fluideve, dhe grumbullim i lëngut sinovial që ushqen dhe lubrifikon artikulacionet dhe kërcet në gju.
Në të vërtetë, nuk ka asnjë ndryshim midis tyre por uji në gju është thjeshtë një lloj i veçantë ënjtjeje që karakterizohet nga:
- Ënjtje dhe skuqje të lëkurës
- Ngurtësi në kyçe
- Vështirësi në drejtimin e këmbës
- Dhimbje dhe ndjeshmëri
- Gjuri është i ngrohtë ose i nxehtë kur e prekni
- Prani e shtuar e lëngjeve
- Në pamje gjuri duket më i madh dhe i fryrë
Çfarë e shkakton grumbullimin e lëngut në gju?
Një sasi e vogël lëngu ekziston normalisht në nyje, por në disa raste ai mund të rrjedhë duke u grumbulluar në inde. Në këtë rast kjo shoqërohet me ënjtje ose atë që njihet si ujë në gju.
Dy shkaqet kryesore të grumbullimi të ujit në gju janë:
Artriti
Artriti është inflamacion i një ose më shumë nyjeve. Ekzistojnë mbi njëqind forma të ndryshme të artritit, ku simptomat zakonisht janë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi.
Lëndimi i ligamentit
Personat që pësojnë dëmtime të ligamenteve janë më së shumti ata që merren me aktivitete atletike, megjithatë dëmtimet mund të ndodhin për këdo.
Ka lloje të shumta lëndimesh që mund të ndikojnë tek tendinat dhe ligamentet e gjurit. Më të zakonshmet janë dëmtimet e Ligamentit Kruciat Anterior (ACL), Ligamenti Lateral Kolateral (LCL), Ligamenti Kruciat Posterior (PCL) dhe Ligamenti Kolateral Medial (MCL).
Simptomat zakonisht përfshijnë dhimbje, një kërcitje të fortë, ënjtje, lirshmëri në nyje dhe pamundësi për të mbajtur peshën pa dhimbje.
Pas çdo dëmtimi, ënjtja ndodh sepse reagimi natyror i trupit është të rrethojë gjurin me një lëng mbrojtës. Prodhimi në masë i këtij lëngu shkakton edhe grumbullimin e ujit në gju.
Uji në gju për shkak të bursitit
Është e paqartë se cili është ndryshimi midis ujit në gju dhe bursitit të gjurit, por specialistët mendojnë se janë e njëjta gjë.
Bursiti i gjurit shpjegohet si inflamacioni i një qeses së vogël të mbushur me lëng sinovial që ndodhet pranë nyjës së gjurit dhe rreth kapakut të gjurit./AgroWeb.org